Ngjarjet e datës 24 korrik

Aktuale

Ngjarjet e datës 24 korrik

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 05:59
Foto

Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno merr pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

Hapet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale në kuadër të “Ditëve të Diasporës”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet  debati "Taksa 100 për qind, kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?" (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Kryetari I Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e kryetarit, ora 11:30) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat