Qendra Mediale, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, sot organizon debat publik me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?"
Në këtë debat do të marrë pjesë zëvendësministër i Financave, Fatmir Gashi, drejtor i Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, si dhe krerë shoqatash të bizneseve nga Kosova dhe Serbia.
Debati mbahet me fillim në orën 11:00 në Qendrën Mediale në Çagllavicë.