Haradinaj mbrohet në heshtje në Hagë, deklarohet pas intervistimit

Aktuale

Haradinaj mbrohet në heshtje në Hagë, deklarohet pas intervistimit

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:22
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale, por ka thënë se ka pasur këshilla ligjore që të mbrohet në heshtje.

“Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem fare në pyetje. Me këtë obligimet ligjore ndaj Gjykatës janë kryer, obligime tjera nuk kam. Kjo është e tëra që mund të them sot. Nuk ka një materie, përmbajtje, se për çka bëhet fjalë dhe këshilla ligjore ka qenë që të mos hyj në diskutime tjera por të mbrohem në heshtje. Nuk e di për çka jam ftuar, për rolin tim në UÇK, por jo diçka konkrete”, ka thënë Haradinaj pasi ka dalë nga Specialja.

Haradinaj ka shtuar se “Prokuroria nuk ka shprehur dhe nuk ka paraqitur ndonjë obligim tjetër timin ndaj tyre, arsyeja pse kam dhënë dorëheqje ka pas të bëjë me nocionin e shtetit sepse këtu kam ardhur vetëm”.

“Kthehem si gjithë tjerët në politike, të ofrohem para qytetarëve, me ato tema që janë në interes të qytetarëve”, tha tutje Haradinaj

Haradinaj vazhdon të merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, aktualisht është duke u intervistuar në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Për shkak të kësaj ftese, para 5 ditësh Haradinaj japi dorëheqjen nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj dorëhiqet nga ky post për t’iu përgjigjur ftesës së drejtësisë ndërkombëtare.

Në mars të vitit 2005 ai u dorëhoq pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës.

Pasi u shpall i pafajshëm në vitin 2008, në vitin 2010 Haradinaj u kthye për rigjykim ku sërish u shpall i pafajshëm dy vite më vonë.

Ndëra në vitin 2017 ai u ndalua nga autoritetet franceze për shkak të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia për krime lufte.

Image

***

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sapo ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë.

Nuk dihet se në çfarë cilësie është marrë në pyetje Krasniqi nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Krasniqi është i shoqëruar nga bashkëpartiaku i tij, Bilall Sherifi.

Ndërkohë, ende duke u intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuar është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. 

***

Ramush Haradinaj tashmë kryeministër në dorëheqje, ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale në Hagë për intervistim.

Ai në Hagë është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pak minuta para tij atje ka mbërritur edhe ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të premten e javës së kaluar, dy muaj pa i mbushur dy vite të Qeverisë së ndërtuar nga AAK, PDK, NISMA e AKR.

Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat