Haziri: Nuk jam i mandatuar për Kryeministër, ja kur do të bëhet i ditur kandidati

Aktuale

Haziri: Nuk jam i mandatuar për Kryeministër, ja kur do të bëhet i ditur kandidati

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:17
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri është shprehur se nuk ka emër të përveçëm nga LDK-ja për mandatar për Kryeministër.

Nënkryetari i kësaj partie ka thënë se zgjedhjet janë ato që përcaktojnë partitë fituese e më pastaj partia e nominon kandidatin për Kryeministër.

“Në asnjë mënyre nuk duhet lejuar që të ketë qeveri pa legjitimitet sepse edhe ashtu ne tash e 15 muaj kemi kërkuar zgjedhje të hershme, jo në këtë formë që kanë ardhur por ky është fakt tashmë”.

Haziri ka thënë se Isa Mustafa është duke udhëhequr procesin e brendshëm të zgjedhjeve në LDK.

“Kryetari i LDK-së është duke e udhëhequr procesin e brendshëm të konsultimeve dhe vlerësimeve pas përfundimit të zgjedhjeve në nivel të degëve dhe natyrisht është në autoritetin e tij me pregadit dhe me organizu kandidaturat eventuale”.

Haziri ka thënë se nuk ende kandidatura të shpallura nga LDK-ja për Kryeministër.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se 3 gushti do të jetë data e Kuvendit të LDK-së që do të jetë solemn.

“Data 3 gusht do të mbahet Kuvendi ku do të jetë manifestim solemn politik i cili do të nxjerr organet e reja që do të marrin mandat, një ekip i madh politik, një lidership i madh politik, i cili është gati jo vetëm për zgjedhje por është i gatshëm ti marr përgjegjësitë edhe karshi sfidave që ka Kosova” është shprehur Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat