Sondazhet treguan se PDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, a po del kjo parti në opozitë!?

Aktuale

Sondazhet treguan se PDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, a po del kjo parti në opozitë!?

Nga: N.Sh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:24
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Kosova duhet të shkoj sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme thotë prof. Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës.

Kurti thotë se, PDK-ja me çdo kusht po mundohet të mbajë Qeverinë e “vdekur” në jetë”, pasi kësaj partie nuk i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kurti pohon se qeveria e re do të formohet me partitë opozitare që janë momentalisht dhe PDK-ja do të dal në opozitë.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahet sa më shpejt për të shëptuar Kosova.

Postimi i plotë:

LOJRAT E THAÇIT DUAN TË MBAJNË ME ÇDO KUSHT NË JETË NJË QEVERI TË "VDEKUR"!

Përderisa e gjithë opozita është shprehur për zgjedhje të parakohshme dhe këto të mbahen më së largu në Shtator- Thaçi, së bashku me Partinë PDK (edhe pse këta publikisht pohojnë kinse i duan zgjedhjet e reja) në realitet janë duke punuar intensivisht për mos realizim e kësaj kërkese të opozitës për ti mbajtur zgjedhjet e reja! Këta duan me çdo kusht ta mbajnë në jetë këtë qeveri të " vdekur", sepse në asnjë mënyrë nuk duan të humbin pushtetin!

E them me bindjen time më të madhe se qeverinë e re do të formojnë partitë opozitare dhe pastaj Thaçit do ti bëhet e pamundur të marrë timonin në dorë për marrëveshjen Kosovë - Serbi ku mund ta realizonte planin e tij për ndarjen e Kosovës.

PDK-së nuk i konvenojnë fare zgjedhjet e parakohshme sepse sondazhet kanë treguar fare mirë se kjo Parti në zgjedhjet e ardhshme do të humbë mësë shumti elektorat dhe kështu edhe pushtetin.

Kosova duhet të hyjë sa më shpejt në zgjedhjet e parakohshme për të shpëtuar nga lojërat dhe vendimmarrjet e rrezikshme të këtyre qeveritarëve të cilat mund të ishin fatale për të ardhmen e Kosovës.

Presidentit Thaçi, i bëjmë thirrje të mos e keqpërdorë postin e tij si president i vendit për interesat e veta personale apo të një subjekti politik dhe sa më shpejt ti thërrasë zgjedhjet e reja të parakohshme për të mirën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat