Latifi: I ftuari i radhës nga Specialja do të jetë një qytetar që ishte 8 vjeçar në luftë

Aktuale

Latifi: I ftuari i radhës nga Specialja do të jetë një qytetar që ishte 8 vjeçar në luftë

Nga: N.Sh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:31
Blerim Latifi

Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka thënë se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale do të jetë qytetar që në kohën e luftës ka pasur vetëm 8 vjet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se i thirruri më interesant nga Gjykata Speciale nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK’së.

Sipas tij, atje do të thirret një qytetar i Kosovës që në kohën e luftës ka qenë vetëm 8 vjeç.

"Në ditët në vazhdim, i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar", shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat