Gaxherri: Fundi i kësaj qeverie dritare e re shprese për Kosovën, LDK do të jetë fituese në zgjedhje

Aktuale

Gaxherri: Fundi i kësaj qeverie dritare e re shprese për Kosovën, LDK do të jetë fituese në zgjedhje

Nga: G.B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:40
Besa Gaxherri

Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se fundi i kësaj qeveri është një dritare e re shprese për Kosovën, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se me zgjedhjen e kryetarit të rit të partisë, do të jemi zëri juaj drejt një Kosove me më shumë punësim, më pak korrupsion dhe më shumë integrim evropian.

Ajo më tej ka shkruar se LDK përveç se do të jetë fituese dhe do ta qeverisë vendin në 4 vitet e ardhshme, do të jetë pranë qytetarëve për kërkesat dhe nevojat e tyre.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Nje dere mbyllet per te u hap nje tjeter!
Fundi i kesaj qeverie eshte nje dritare e re shprese per Kosoven.
LDK ka hap te gjitha dyert duke pranu sygjerime, kritika dhe bashkepunim me elektoratin dhe te gjithe te interesuarit per nje Kosove me te mire.
Me zgjedhjen e kryetarit te partis, ne do jemi zeri juaj drejt nje Kosove me me shum punesim, me pak korupsion dhe me shum integrim europian.
LDK perveq se do jete fituese ku bashk me ju do te drejtoi vendin ne 4 vitet e ardhshme, poashtu do te jete pran jush per ti dit kerkesat dhe nevojat e juaja ne menyr qe hallet tona te paksohen sa me shpejt duke gjetur zgjedhjen konkrete. Bashk#vazhdojm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat