Daçiqi vajton dhe shprehet i brengosur për largimin e Thaçit nga skena politike

Aktuale

Daçiqi vajton dhe shprehet i brengosur për largimin e Thaçit nga skena politike

Nga: N.Sh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:56
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka vajtuar dhe është parë mjaftë i brengosur për mundësinë e largimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga skena politike në Kosovë.

Kështu thotë analisti politik Haki Abazi, i cili përmes një postimi në Facebook shprehet se, ky është një paralajmërim që Kosova përfundimisht mund të lirohet nga dora e zgjatur e Serbisë dhe pavarësia mund të merr kuptimin e plotë.

Më poshtë postimi i plotë i Abazit:

Kur ministri i Puneve te jashtme te Serbise Dacic, vajton i brengosur ne televizionin N1 per mundesine qe Thaci dhe preponentet e tij mund te largohen nga skena politike ne Kosove, ky eshte paralajmerim qe Kosova perfundimisht mund te lirohet nga dora e zgjatur e Serbise dhe pavaresia mund te merr kuptimin e plote.

Bashkepunimi me Thacin eshte vazhdim i pushtimit. Kushtezimi për zgjedhjet e reja eshte shtim i mundesise për ndarje dhe copetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat