Gani Geci tregon detaje për takimin “sekret” të Sami Lushtakut dhe Agim Veliut

Aktuale

Gani Geci tregon detaje për takimin “sekret” të Sami Lushtakut dhe Agim Veliut

Nga: N.Sh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:07
Agim Veliu dhe Sami Lushtaku

Gjatë ditës së djeshme në media u raportua për një takim “sekret” në mes të Sami Lushtakut dhe Agim Veliut.

Por, doli që nuk ishte lajm i vërtet dhe menjëherë ka reaguar Gani Geci ish deputet i Kuvendit të Kosovës.

Geci përmes një postimi në Facebook, shprehet se, ka raporte të mira me të dy personalitetet në fjale dhe e ka pyetur Sami Lushtakun se a është i vërtet ky takim, i cili ka thënë se, nuk është e vërtet që janë takuar me Veliun.

Por, Geci thotë se edhe po të ishin takuar nuk do të ishte asgjë e keqe mirëpo lajmi në fjalë ishte i rremë.

“Portalet janë duke shpifur, kur e lexova këtë titull u interesova ta di se a është i vërtetë ky lajm?

Duke pas parasysh se kam raporte të mira me të dytë e pyeta njërin nga ata të dy dhe e di që Sami Lushtaku mua më tregon të vërtetën gjithë.

E pyeta drejtë:

Jo, nuk është e vërtetë më tha absolutisht është rrenë!

Nuk do të kishte asgjë të keqe edhe nëse do ishin takuar por ky lajm është absolutisht i rremë. Andaj mos spekuloni me të pavërteta”, shkruan Geci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat