Haradinaj shkruan nga Haga, përgëzon Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së

Aktuale

Haradinaj shkruan nga Haga, përgëzon Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:23
Ramush Haradinaj

Dje Mark Esper është zgjedhur Sekretar i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot atë nga Haga e ka pëgëzuar edhe kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, përcjell Bota sot.

Haradinaj ka thënë se Kosova i përket botës Euro-Atlantike, Ushtria e Kosovës i përket ushtrive të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, përcjell Bota sot.

“Përgëzime për Sekretarin e ri të Mbrojtjes, Dr. Mark Esper. Kosova i përket botës Euro-Atlantike, Ushtria e Kosovës i përket ushtrive të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Shikojmë përpara për të forcuar edhe më tej raportet tona në çështjet e forcimit të interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Twitter.

Kujtojmë që Haradinaj sot është intervistuar nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se është mbrojtur në heshtje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat