Sejdiu: Fitorja ndaj keqqeverisjes, nuk mbërrihet me shpifje e nënçmime - Bota Sot
Sejdiu: Fitorja ndaj keqqeverisjes, nuk mbërrihet me shpifje e nënçmime

Aktuale

Sejdiu: Fitorja ndaj keqqeverisjes, nuk mbërrihet me shpifje e nënçmime

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:40
Dardan Sejdiu

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Dardan Sejdiu, ka thënë se fitorja ndaj keqqeverisjes në Kosovë nuk mbërrihet me shpifje e nënçmime, por me bashkëpunim e program.

Ai në një postim në Facebook, ka theksuar se për partinë e tij, , programi dhe rruga përpara për vendin është më e rëndësishme sesa inatet e tentimet për ta nënshtruar tjetrin, përcjell Bota sot.

Sipas tij, për zgjidhjen e probleme ekonomike dhe shoqërore duhet gatishmëri e guxim për bashkëpunim e koordinim.

“Ne si PSD i kemi të dyjat”, ka shkruar Sejdiu.

Reagimi i Sejdiut:

Fitorja ndaj keqqeverisjes në Kosovë nuk mbërrihet me shpifje e nënçmime, por me bashkëpunim e program.

Për PSD-në, programi dhe rruga përpara për vendin është më e rëndësishme sesa inatet e tentimet për ta nënshtruar tjetrin. Koha e anatemimeve duhet të përfundojë.

Në vend të saj duhet të nisë koha e zgjidhjeve të problemeve ekonomike e shoqërore.

Për këtë duhet para se gjithash gatishmëria e guximi për bashkëpunim e koordinim. Ne si PSD i kemi të dyjat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...