Ndaluan ish-ushtarin e UÇK-së me flet-arrest të Serbisë, vjen reagimi zyrtar nga Kosova ndaj Maqedonisë

Aktuale

Ndaluan ish-ushtarin e UÇK-së me flet-arrest të Serbisë, vjen reagimi zyrtar nga Kosova ndaj Maqedonisë

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:54
Behgjet Pacolli dhe Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, ka reaguar pas ndalimit të ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Zyberaj në një postim në Facebook, ka thënë se ndalimi i Morinës me njoftim të Interpolit të sponsorizuar nga Serbia, është shembull i keqpërdorimit që ky shtet po bën me sistemin e flet-arreteve, përcjell Bota sot.

Ai ka paralajmëruar se këtë çështje, MPJ do ta ngrit tek Bashkimi Evropian, ku do të kërkohen veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, ka thënë se janë në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe se rasti do të zgjidhet së shpejti.

Reagimi i Zyberajt:

Dënojmë ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë sê Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.

Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës.

Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut.

Falenderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veqanërisht për lidershipin shqiptar atje.

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.

Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat