Sveçla: Zgjedhje menjeherë, për qeveri legjitime e të përgjegjshme

Aktuale

Sveçla: Zgjedhje menjeherë, për qeveri legjitime e të përgjegjshme

Nga: A.SH Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:06
Xhelal Sveçla

Deputeti i LVV, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar zgjedhje të menjëherëshme duke përkrahur edhe ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës si dhe zyrës së BE-sëtë cilët gjatë ditës dolën me qëndrimin se Kosova ka nevojë që sa më parë të ketë qeveri funksionale.

Statusi në Facebook:

Zgjedhje menjeherë, për qeveri legjitime e të përgjegjshme!

Sot gjatë ditës ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës si dhe zyrës së BE-së dolën me qëndrimin se Kosova ka nevojë që sa më parë të ketë qeveri funksionale.

E përshëndes këtë qëndrim të tyre duke e parë si të domosdoshme që të parandalohet çfardo loje e presidentit Thaqi për të zvarritur zgjidhjen e ngërqit e që padyshim ajo vie përmes zgjedhjeve të menjëhershme.

Është jetike për vendin që ndryshimi të ndodhë sa më parë, që një qeveri e përgjegjshme të fillojë të mirret me problemet që kanë ngulfatur vendin tonë e që kanë sjellë shumicën e shoqërisë buzë egzistencës apo në prag të ikjes nga vendi ynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat