Caktohet masa e paraburgimit ndaj 5 të pandehurve për rrahje masive në Lipjan

Aktuale

Caktohet masa e paraburgimit ndaj 5 të pandehurve për rrahje masive në Lipjan

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën me nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve S.A, B.A. B.K. M.R. dhe R.K.

S.A. dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, derisa të pandehurit B.A., B.K., M.R. dhe R.K. kanë kryer veprat penale lëndim i rëndë trupor dhe pjesëmarrje në rrahje sipas Kodit Penal të Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datën 22.07.2019 në Lipjan, pas mosmarrëveshjes paraprake që kanë pasur nga njëra anë i pandehuri B.A. dhe S. A. me N.N. personat dhe nga ana tjetër të pandehurit B.K, R.K. dhe M.R. me N.N. personat, janë takuar dhe kishin filluar sulmin fizik mes vete duke përdorur mjete të forta.

I pandehuri S.A. kishte nxjerrë armën e zjarrit dhe kishte shtënë dy herë në ajër e pastaj kishte shtënë në drejtim të të pandehurve B.K., R.K. dhe M.R. dhe N.N. personave duke e goditur të pandehurin B.K. në pjesën e poshtme të këmbës së majtë dhe të pandehurin M.R. në dorën e djathtë, ku i njëjti ka pësuar plagë në pjesën e barkut.

Mes të pandehurve kishte vazhduar rrahja me ç ’rast të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat