Kërkohet që ta thotë një fjalë për zgjedhje – Thaçi e shijon natyrën me bashkëpunëtorë

Aktuale

Kërkohet që ta thotë një fjalë për zgjedhje – Thaçi e shijon natyrën me bashkëpunëtorë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:20
Hashim Thaçi, Ismail Syla dhe Bekim Çollaku

Janë bërë pesë ditë prej se vendi ka mbetur pa qeveri – për shkak të dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Qysh nga e premtja, kur Haradinaj e bëri këtë akt, është duke u folur për zgjedhje të mundshme.

I vetmi person i cili mund të flasë për caktimin e datës së zgjedhjeve në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës është Presidenti Hashim Thaçi.

Por ai gjatë gjithë këtyre ditëve ka “heshtur” duke mos patur as edhe një paraqitje publike – përpos disa statuseve në profilin e tij në Facebook.

“Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë”, tha ai të premten pas dorëheqjes së Haraidinajt.

Derisa krejt partitë janë çuar në këmbë dhe po kërkojnë zgjedhje dhe një takim me të parin e shtetit për të folur rreth këtij procesi – ai ka vendosur të ‘relaksohet’ – ka dalë në mal dhe e ka shijuar natyrën me bashkëpunëtorët e tij.

Por, Presidenti duket se nuk e ka harrur partinë e tij të dikurshme.

Në fotografinë e publikuar nga këshilltari i tij, Ismail Syla, Thaçi bashkë me të dhe këshilltarin tjetër, Bekim Çollakun shihen duke bërë simbolin “me gisht” – simbol ky tashmë i mishëruar me Thaçin dhe fushatat e tij të dikurshme zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat