"Do të pendohet Isa Mustafa, do të krijoj qeveri me Hashim Thaçin"

Aktuale

"Do të pendohet Isa Mustafa, do të krijoj qeveri me Hashim Thaçin"

Nga: H.O. Më: 24 korrik 2019 Në ora: 20:35
Isa Mustafa/ Hashim Thaci

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj në një postim të tij në Facebook shkruan se disa ditë para se të jepte dorëheqje Ramush Haradinaj, Isa Mustafa kishte deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetar të LDK-së.

Por sipas Maxharraj, tani pasi dorëheqjes së Haradinajt, situata ka ndryshuar. Mustafa ka deklaruar tani se nuk do ta lëshoj LDK-në, madje me ndonjë marrëveshje mund të formoj edhe qeverinë me Hashim Thaçin.

Postimi i plotë(pa ndërhyrjen e redaksisë):

ISA MUSTAFA JA KA NDI ERËN THAQIT?!

Para do ditëve para së me dhanë dorëhëqeje Kryeministri Ramush Harajdinaj,Isa Mustaf patë deklaruar së nuk do të kandidoj për Kryetar të LDK.Ky ishte një veprim i mirë,por edhe LDK fillojë të mërrë frymë më lirshëm.

Por ndrroi situata me doreheqjën e Harajdinajt.Thaçi zor qe do te shkojë në zgjedhje të reja pa u zatet për muri.Ai do të tentoi me shumë vërzllama të formoi një qeveri pa e que vendin në zgjedhje.

Kësaj pune si dukët ia niu eren edhe Isa Mustafa,i cili sot deklaroi se nuk e lëshoi nga duart LDK qe e uyurpo para do vjeteësh,dhe se do te kandidoj përseri për Kryetar të LDK .

I paska ra pishman me siguri se ja ka ndi eren Thaçit për ndonjë verzllamë me te rreth formimit te Qeverisë.Kjo edhe është e mundëshme sepse këtyre nuk ua ka besen askush,sepse për interesa te tyre e tradhetojnë edhe partinë,anetarësin dhe elektoratin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat