Gashi: Presidenti po bënë shkelje të rëndë, po cënon rendin kushtetues

Aktuale

Gashi: Presidenti po bënë shkelje të rëndë, po cënon rendin kushtetues

Nga: A.SH Më: 24 korrik 2019 Në ora: 21:15
Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se, Presidenti po bënë shkelje të rëndë dhe po cënon rendin kushtetues, duke dëmtuar kështu qëllimshëm funksionimin demokratik të institucioneve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, tashmë është koha të kthehemi tek sovrani, dhe t’ia japim mundësinë atij të vendosë se kujt i’a beson përgjegjësinë qeverisëse për periudhën e ardhshme.

Postimi në Facebook:

Duke mos ndermarrë veprimet e obliguara kushtetuese, Presidenti po bënë shkelje të rëndë dhe po cenon rendin kushtetues, duke dëmtuar kështu qëllimshëm funksionimin demokratik të institucioneve.

Çdo krizë qeveritare dhe/apo institucionale duhet të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve demokratike në vend. Tashmë është koha të kthehemi tek sovrani (populli), dhe t’ia japim mundësinë atij të vendosë se kujtë i’a beson përgjegjësinë qeverisëse për periudhën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat