Ramiz Kelmendi thotë se është momenti historik që Lugina t’i bashkohet Kosovës

Aktuale

Ramiz Kelmendi thotë se është momenti historik që Lugina t’i bashkohet Kosovës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 21:59
Ramiz Kelmendi

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se me ndihmë e miqve ndërkombëtarë dhe me një politikë shtetformuese mund të ndodh bashkimi i Luginë së Preshevës me Kosovën.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “unifikimi i spektrit politik ka mundësi të realizojë këtë ëndërr të Luginës së Preshevës me ndihmën e miqve ndërkombëtarë.

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se me ndihmë e miqve ndërkombëtarë dhe me një politikë shtetformuese mund të ndodh bashkimi i Luginë së Preshevës me Kosovën.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “unifikimi i spektrit politik ka mundësi të realizojë këtë ëndërr të Luginës së Preshevës me ndihmën e miqve ndërkombëtarë.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“A do të perfundoi historia shekullore e shqiptarëve jashtë shtetit amë apo do vazhdojë deri në një të ardhme të largët!

Nëse e kujtojme historinë e territoreve ku kanë jetuar shqiptarët, shohim se Shiqëprisë së vitit 1912 ju cungua një territor i tërë –Kosova- dhe u dashte një shekull që Kosova të pavarësohet. Kosova e viteve ‘58 kishte në pjesën territoriale edhe Luginën e Peshevës me qytetet Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë si dhe rrethinat e tyre. Por për interesa të Serbisë, Kosovës ju shkëputen këto qytete dhe ju bashkëngjiten qytetet tjera të pjesës veriore siç janë Zubin Potoku, Leposaviqi dhe kjo vetëm e vetëm për të ndryshuar strukturën e qytetarëve të saj. Nga sa ishte numri i banorëve me këtë lëvizje territoriale serbia mbajti territorin në tërësi por me strukturë të qytetarëve që i garantonte stabilitet politik dhe mbante nën kontrollë qytetarët shqiptarë.

Çka përfituan qytetarët e Luginës!? Një shtypje politike dhe ekonomike të paparë, duke i shtyre që të migrojnë jashtë territorit të tyre. Andaj kur shohim sot këtë realitet, bindemi se është ndryshuar demografia e qytetarëve jashtëzakonisht shumë!

Çfarë do të ndodhë më tutje mundë të paragjykojmë se a thua Serbia do jetë ndonjëherë demokratike për shqiptarët!? Asnjëherë, kjo sepse qytetarët serbë janë ata që nxjerrin lider nacionlaistë dhe duke parë këtë fakt mundë të thuhet se pjesa e qytetarëve të Luginës do bëhen banorë të Kosovës apo të shteteve të EU-së. Si ta parandalojmë këtë realiet !?

A mos po ndodhe diç e veçant për qytetarët shqiptarë gjetiu!? A mos po kthehet gjendja e territorit të Kosovës para viteve ’58!? Unë mendojë se me ndihmën e miqve ndërkombëtarë dhe me një politikë shtetformuese mundë të ndodhë një gjë e tillë dhe madje shumë shpejtë, ose në të kundërtën asnjëherë më!

Pra, unifikimi i spektrit politik mendoj se ka mundësi të realizojë këtë ëndërr të Lugines së Preshevës me ndihmen siç e potencova të miqve ndërkombëtarë. Por, unifikimi është problematik sepse ka shumë vija të kuqe, zeza etj. si për koalicione dhe tema aktuale ashtu edhe për këtë çështje! Një thënie e mençur na porositë: (Mos i ik pazarit të parë) pra duke i parë këto vija të shumta, ne duhet dëgjuar miqtë çlirues dhe duhet besuar se propozimet e tyre shkojnë në interes të Kosovës, ndërsa propozimet e partive politike në interes të tyre, votave dhe Kosovës duhet ti kemi në rend të dytë. Ne mundemi nga frika për humbje të suportojmë kundërshtimin, duke rrezikuar edhe miqtë edhe të ardhmen. Andaj, duhet kuptuar se miqtë çlirues janë miq nëse ne jemi në vijën e interesave të tyre dhe duhet ditur se nuk kemi as forcë ushtarake e as ekonomike ti ndryshojmë gjërat në drejtimin për të cilin kemi aspirata sepse mundësitë tona janë të njohura per ne por edhe për botën! Jemi dëshmitarë se proceset e avansimit politik botërorë janë ndalur, kemi rrezikuar njohjet dhe një pjesë e tyre ato tashmë i kanë tërhequr. Nuk kemi aftësi politike të inkuadroohemi në Interpol, me këtë, po kuptoj që Bashkësia Ndërkombëtare ka hequr dorë në shtyerjen e proçeseve politike të Kosovës (caca caca), në një kërcim profesional në njohje ndërkombëtare.

Andaj, shpesh herë frika dhe tentimi për përfitime politike, apo humbje politike pengon apo ngadalëson proceset pozitive dhe këtu në rastin e tanishëm duhet pasur kujdes nga këto situata, që në njerën anë mos të zhveshemi nga kontributi dhe mos të lëmë që dikush të veshet me mbështetjen e opozites. Që të mos vishemi dhe mos të mbetemi jashtë ishte dashur të jenë të gjithë bashkë në keto angazhime, dhe atë për kohë të caktuar, e pastaj çdo kush të vazhdojë rrugëtimin e vet politik!

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvednit të Republikës së Kosovës, LDK” (sic.), ka shkruar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat