Maltretohen mërgimtarët në orët e vona, pritje të gjata në Merdare

Aktuale

Maltretohen mërgimtarët në orët e vona, pritje të gjata në Merdare

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 00:29
Merdare

Deri në ora 20:00, gjendja në pikat kufitare ka qenë ma e qetë sa i përket pikave kufitare, ndërsa më vonë është rritur numri fluksit të veturave duke krijuar kështu edhe kolona të gjata.

Bashkatdhetarit si edhe çdo vit tjetër po përballen me kolone e pritje të gjata në pikat e afërta kufitare.

Orët më të mbingarkuara po dalin të jenë ato të natës, këtë e tregojnë edhe statistikat të cilat janë të regjistruar deri në orën 22:00.

Sipas të njëjtave, bashkatdhetarët të cilët po vijnë në pushime janë duke pritur 200 deri në 350 minuta.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat me të ngarkuara janë pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë si dhe Merdare, ku pritjet po zgjasin 350 minuta

Këtu mund ti shihni edhe pikat kufitare deri në orën 21:50.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat