Ymeri: Në media e kam marrë vesh për takimin e Dardanit me Lutfiun

Aktuale

Ymeri: Në media e kam marrë vesh për takimin e Dardanit me Lutfiun

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 07:59
Visar Ymeri

Një takim mes Dardan Molliqajt të PSD-ës dhe Lutfi Hazirit të LDK-ës është zhvilluar sot gjatë ditës.

Të dy protagonistët thanë se ky ishte një takim i rastësishëm, ndërsa bashkë-partiaku i Molliqajt, Visar Ymeri deklaron se për këtë takim është informuar nga mediet.

Sipas tij, ata nuk kanë folur asgjë të veçantë dhe se ky takim vërtetë ishte i rastësishëm.

“Ky ishte takim i rastësishëm, nga deklarimet e Dardanit dhe Lutfiut, të dy thonë që ka qenë i rasishëm, nuk e kam ditur që ka ndodh derisa e kam pa në medie. Ata nuk kanë folur për diçka të veçante, përveç situatën politike në vend”, tha Ymeri në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat