Arbana Xharra mbështet Vjosa Osmanin për kryeministre të Kosovës, jep arsyet

Aktuale

Arbana Xharra mbështet Vjosa Osmanin për kryeministre të Kosovës, jep arsyet

Nga: G.B Më: 25 korrik 2019 Në ora: 08:28
Vjosa Osmani

Arbana Xharra, këshilltare e kryetarit të PDK-së, njëherësh kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës dhe për këtë ka shumë arsye, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se nuk e mbështet pse është grua, por pasi tejkalon me nivel të edukimit secilin kandidat potencial për këtë pozitë, ka dëshmuar guxim në politikë, nuk ka qenë asnjëherë e përfshirë në afera korruptive, është figurë e respektuar në vendet ku vendoset për të ardhmen e Kosovës dhe sipas saj, Vjosa duhet të jetë gjeneratë që përfaqëson imazhin e ri të Kosovës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Jane shume arsye qe une personalisht mbeshtes kandidaturen e Vjosa Osmanit per kryeministre te Kosoves. Jo vetem pse eshte grua, por sepse ajo tejkalon me nivel te edukimit secilin kandidat potencial per kete pozite. Ajo ka deshmuar guxim ne politike, asnjehere nuk ka qene e perfshier ne afera korruptive, eshte figure e respektuar ne vendet ku vendoset per te ardhmen e Kosoves. Vjosa duhet te jete gjenerata qe perfaqeson imazhin e ri te Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat