Muhamet Kelmendi përsëri reagon ashpër nda deputetëve që votuan Gjykatën Speciale, tregon detaje për Thaçin dhe Isa Mustafën

Aktuale

Muhamet Kelmendi përsëri reagon ashpër nda deputetëve që votuan Gjykatën Speciale, tregon detaje për Thaçin dhe Isa Mustafën

Nga: N.Sh Më: 25 korrik 2019 Në ora: 08:42
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

 Veprimtari dhe zëvendësministri i Arsimit, Muhamet Kelmendi edhe njëherë ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të cilët e kanë votuar Gjykatën Speciale.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, thotë se e ardhmja do t’i dënoj të gjithë ata që e votuan Specialen.

Sipas tij, themeluesit e kësaj gjykatë duhet të iu vije turp që e votuan, pasi e votuan këtë sikur të ishin nën pushtim ose të ndjekur penalisht nga shteti.

“Me atë votim u realizua vetëm vullneti i z. Thaçi. Ai për të krijuar taban të suksesshëm në raport me këtë subjekt dhe faktorin ndërkombëtar, beri presion. Ndërsa, Isa Mustafa, kishte dhe për të ruajtur pozitën e Kryeministri, votuan si LDK. Të tjerët që votuan, si disa deputet të AAK-se dhe të AKR-se, duket se fare nuk kanë qenë të qartë se çka po votojnë, ndonëse me një entuziazëm votuan, ata treguan padijeni totale”, shkruan Kelmendi transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shton se kjo Gjykatë nuk është e Kosovës dhe se “ka kufizuar së tepërmi sovranitetin e shtetit dhe ka bërë barazimin e gjenocidit serbomadh me luftën çlirimtare”.

Ja postimi i plotë:

Gjykata Speciale e ka kufizuar dhe demetuar se tepermi sovranitetin e Republikes se Kosoves

Gjykata Speciale eshte ne kundershtim me dispozitat qe e percaktojne sovranitetin dhe pavaresine, mbi te cilat eshte shpallur dhe ndertuar Relublika e Kosoves.

Kjo per faktin se kemi nje institucion te perbere nga gjykates, hetues e prokuror qe nuk kane shtetesi te Kosoves.

Kete subjekt keshtu ka te drejte dhe sipas praktikes nderkombetre vetem KS i OKB-se per te ndertuar.

Nje Gjykate e tille per krime, vepra penale kunder njerezimit dhe per gjenocide ne ish-Jugosllavi, ishte ne Den Hag te Holandes.

Kompetencat tjera, veprat penale, qofte te pushtuesit serbomadh, qofte te gjoja krimeve te anetareve te UCK-se, ka kompetenca per te gjykuar vetem gjykatat e vendit te Republikes se Kosoves.

Dihet se ne Kushtetute kane futur elementet gjoja te kushtetutshmerise se Gjykates Speciale. Por, kjo pikerisht e bene jo reale dhe antishteterore kete gjykate.

Me perberjen e kesaj gjykate kemi ngushtim te sovranitetit te shtetit tone. Kemi keshtu nje bartje te kompetencave ne nje trup te perbere nga shtetase te huaj. Ketu eshte shkelja me e rende e shtetit.

Per kete themeluesit e kesaj Gjykate, duhet te iu vije turp, ish-deputeteve te Kuvendit te Kosoves qe e votuan. Ata votuan sikurse te ishin nen pushtim ose te ndjekur penalisht nga shteti.

Me ate votim u realizua vetem vullneti i z.Thaci. Ai per te krijuar taban te suksesshem ne raport me kete subjekt dhe faktorin nderkombetsar, beri presion. Ndersa, Isa Mustafa, kishte dhe per te ruajtur poziten e Kryeministri, votuan si LDK.

Te tjeret qe votuan, si disa deputet te AAK-se dhe te AKR-se, duket se fare nuk kane qene te qarte se cka po votojne, ndonese me nje entuziazem votuan, ata treguan padijeni totale.

Me kete gjykate de-fakto dhe de-jure po demetohet ashper lufta clirimtare dhe po barazohet gjenocidi serbomadh gjoja me krimet e UCK-se.

Ndersa, faktori nderkombetar, ne fakt e ka amnistuar terrorin, dhunen dhe gjenocidin serbomadh.

Me mijera kriminel gjinden ne Serbi dhe askush nuk i ndjeke.

Nuk ndiqen kriminelet si Vucic e Dacic, si dhe vicat tjera, qe kane vrare e perdhunuar me mije e dhjetera mijera shqiptare e shqiptare, ndersa ndiqen gjoja anetaret e UCK-se per krime gjat dhe pas luftes.

Kjo eshte drejtesia e te fortit ndaj te dobetit.

Jo!. Kjo gjykate nuk eshte e Kosoves.

Gjykata e Speciale ka dy ane te demshme dhe teper jo normale dhe kunder subjektivitetit te shtetit:

1. Ka kufizuar se tepermi sovranitetin e shtetit dhe

2. Ka bere barazimin e gjenocidit serbomadh me luften clirimtare.

Keto jane dy fakte qe kurre deputetet qe votuan Gjykaten Speciale si dhe faktori nderkombetar nuk do te gjene qetesi. Ata do ti brene ndergjegjeja tere jeten.

E ardhmja do t'i denoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat