Policia holandeze konfirmon: Viktima e gjetur në kanal ishte e Presidentit të Çamërisë

Aktuale

Policia holandeze konfirmon: Viktima e gjetur në kanal ishte e Presidentit të Çamërisë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia konfirmon se trupi i gjetur të premten në kanalin Rhine të Amsterdamit i përkasin Festim Latos,  43 vjeç. Ai është viktimë e një krimi raportoi policia holandeze të mërkurën.                                                                                             

Të premten pasdite, më 19 korrik, kalimtarët gjetën trupin e pajetë në kanalin Amsterdam-Rhein pranë një fshati në provincën e Utrehtit. Nga gjëndja e trupit mësohet se viktima mund të ketë qenë disa ditë në ujë,

43 vjeçari ishte parë për herë të fundit më 13 korrik. Departamenti i hetimeve po kërkon informacione për të zbuluar kohën e vdekjes si dhe prova të tjera që mund të jenë të rëndësishme për hetimet.

Ka shumë spekulime lidhur me shkaqet e vdekjes dhe hetuesit janë treguar të rezervuar, shkruajne mediat vendase. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat