Agim Veliu prezanton vetën si kryetar të LDK’së në një tortë

Aktuale

Agim Veliu prezanton vetën si kryetar të LDK’së në një tortë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:26
Agim Veliu

Agim Veliu është prezantuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me rastin e ditëlindjes së tij. Stafi e ka befasuar atë me një tortë në të cilën shkruan “LDK, urime kryetar”. Ky mbishkrim është bërë në kohën kur Veliut po lakohet emri se edhe mund të bëhet me të vërtetë kryetar i LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Agim Veliu po feston sot ditëlindjen. Në ambientet e komunës atij i kanë sjellë tortë, për të cilën Veliu e ka falënderuar stafin.

Agim Veliu po përmendet për të parin e LDK-së. Kuvendi Qendror i Zgjedhjeve të LDK-së mbahet më 3 gusht. Isa Mustafa ende nuk e ka konfirmuar nëe do të heq dorë nga ky post apo do të rikandidojë edhe për një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat