Rugova: LDK me qëndrim të qartë, të caktohet data e zgjedhjeve

Aktuale

Rugova: LDK me qëndrim të qartë, të caktohet data e zgjedhjeve

Nga: A.SH Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:23
Naser Rugova

Që nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit ende nuk ka asnjë reagim nga Presidenti i vendit, për caktimin e datës për zgjedhje të jashtëzakonshme. Partitë politike po presim ndonjë reagim, mirëpo kanë edhe qëndrimet e tyre rreth kësaj situate të ‘komplikuar’ në vend.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, LDK-ja ka qëndrim të qartë për këtë çështje, nuk ka alternativë tjetër përveç se presidenti t’i ftojë partitë politike dhe të caktohet data e zgjedhjeve.

“LDK ka qëndrim të qartë për këtë çështje, nuk ka alternative tjetër përveç se presidenti ti ftojë partitë politike dhe të caktohet data e zgjedhjeve, çdo improvizim tjetër është i papranueshëm dhe dëmton demokracinë dhe proceset politike në vend”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat