Aktivizohet Thaçi, ky është veprimi i tij pas dorëheqjes së Haradinajt

Aktuale

Aktivizohet Thaçi, ky është veprimi i tij pas dorëheqjes së Haradinajt

Nga: A.ZH Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:39
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Gjashtë ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, presidenti i Hashim Thaçi ka ndërmarr veprimin e parë.

Ai ka njoftuar se duke filluar nga java e ardhshme do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e Haradinajt.

“Presidenti i Republikës së Kosovës i siguron gjithë qytetarët se çdo veprim i tij do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke filluar nga java e ardhshme do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga presidenca e vendit, përcjell Bota sot.

Komunikata e presidencës:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas dorëheqjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mandati kushtetues i Presidentit të Republikës së Kosovës është i pacenueshëm për të siguruar respektim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe për të ruajtur sigurinë e rendit juridik e kushtetues në vendin tonë.

Për më tepër, duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve shtetërore. Prandaj, çdo hap që do të ndërmarrë presidenti do të jetë në përputhje vetëm me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore.

Presidenti i Republikës së Kosovës i siguron gjithë qytetarët se çdo veprim i tij do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke filluar nga java e ardhshme do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat