SKANDALOZE: Ambasadori shqiptar në Beograd, në vend të “Kuvend”, thotë “Skupshtinë”

Aktuale

SKANDALOZE: Ambasadori shqiptar në Beograd, në vend të “Kuvend”, thotë “Skupshtinë”

Nga: K.M Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:54
Pamje nga takimi

Me anë të një postimi të sajën në facebook, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd ka njoftuar për një mbledhje të parë të cilën e ka realizuar i ashtu-quajturi Grup I Miqësisë me Shqipërinë.

E turpshme në këtë postim ka qenë gjuha me të cilën është drejtuar ambasadori shqiptarë, kur iu është referuar fjalës “Kuvend” që në gjuhën serbe thuhet “Skupshtina”. Jo vëtëm një herë, por disa herë, fjala e bukur shqipe “KUVEND” është zëvëndësuar absolutisht pa nevojë me atë serbe “SKUPSHTINË”.

Ja postimi i tekstit të plotë nga ana e ambasadës.

Mbahet mbledhja e parë e Grupit të Miqësisë me Shqipërine
Ne Skupshtinen e R.Serbise.

Merr pjesë edhe ambasadori Ilir Boçka

Ditën e mërkurë, më datë 24 korrik 2019, në mjediset e Skupshtinës së Republikës së Serbisë, u mbajt takimi përurues i Grupit të deputetëve të Miqësisë Serbi-Shqipëri. E ftuar për të marrë pjesë në këtë mbledhje ishte edhe një përfaqësi e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd e kryesuar nga ambasadori Ilir Boçka. Mbasi u prit në mënyrë protokollare ambasadori Boçka dhe personat që e shoqëronin u drejtuan për nga salla ku ndodheshin deputetët dhe do të mbahej takimi. Aty z. Boçka iu urua mirëseardhja nga kryetari i Grupit, deputeti Fatmir Hasani dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Miqësisë.

Në emër të deputetëve fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i Grupit të Miqësisë, deputeti Fatmir Hasani. Në fjalën e vet, ai u shpreh se “qëllimi i krijimit të këtij Grupi është forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi midis Serbisë e Shqipërisë, çka është në interesin tonë të përbashkët”. Më tej z. Hasani foli për bashkëpunimin parlamentar midis të dy vendeve tha se “Bashkëpunimi parlamentar midis të dy vendeve do të krijojë një klimë më të mirë edhe në rrafsh rajonal e më gjerë. Shpresojmë që bashkëpunimi midis Shqipërisë e Serbisë do të ndikojë edhe në relaksimin e bashkëpunimit midis Prishtinës e Beogradit çka është shqetësim i mbarë Europës”. Duke përfunduar z. Hasani tha se veprimtaria e grupit të Miqësisë do t’iu shërbejë të rinjve si një mesazh i mire nga deputetët e të dy parlamenteve në vitin 2019”. Më pas ai ia dha fjalën ambasadorit Ilir Boçka.

Ambasadori Boçka shprehu kënaqësinë që është pjesëmarrës i këtij takimi themelues të Grupit të Miqësisë të deputetëve të të dy parlamenteve. Sipas tij është domethënës fakti se pjesëtarë të këtij grupi janë përfaqësues deputetë nga i gjithë spektri i partive politike në Skupshtinë, si të mazhorancës ashtu edhe nga opozita, duke theksuar se miqësia midis të dy vendeve nuk është atribut i vetëm një force politike, por i krejt shoqërisë pluraliste në Serbi. Më pas ambasadori Boçka nënvizoi se bashkëpunimi midis të dy vendeve ka peshë jo vetëm në plan dypalësh, por edhe rajonal e shumëpalësh. Z. Boçka shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me të gjithë pjesëtarët e grupit për të materializuar frymën e miqësisë mes të dy vendeve. Në fund ambasadori lexoi për të pranishmit mesazhin e urimit që kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi i dërgoi kryetares së Skupshtinës së Serbisë, Maja Gojkoviç, me rastin e krijimi të grupit.

Më pas e morën fjalën edhe pjesëtarët e grupit që ishin të pranishëm në këtë takim konstituiv, të cilët duke shprehur kënaqësinë vlerësuan se ai duhet të shërbejë si një urë miqësie e bashkëpunimi jo vetëm me grupin e kolegëve nga Shqipëria, por edhe midis dy popujve dhe vendeve tanë në të mirë të paqes, prosperitetit dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Grupi i Miqësisë Serbi-Shqipëri aktualisht ka 25 anëtarë nga 250 deputete qe ka Skupshtina e R.Serbise.

Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë është ngritur dhe funksion Grupi i Miqësisë Shqipëri-Serbi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat