Hashim Thaçi paralajmëroi “kthimin” në PDK, vjen përgjigja nga Kadri Veseli

Aktuale

Hashim Thaçi paralajmëroi “kthimin” në PDK, vjen përgjigja nga Kadri Veseli

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 17:54
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Pak orë pas publikimit të një fotografie ku Presidenti Hashim Thaçi, shihet duke mbajtur lartë gishtin e madh, i cili është simbol i PDK-së, veprim ky i cili u komentua si rikthim i tij në partinë që e ka krijuar vet, ka reaguar edhe kryetari i po kësaj partie Kadri Veseli.

I mbështetur edhe nga numri dy i PDK-së Memli Krasniqi, Veseli synon të marrë në dorë drejtimin e shtetit, pak ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi të Krasniqit në rrjetin shoqëror në “Facebook”, ku shprehen gatishmëri për të marrë pjesë në zgjedhje.

Të njëjtin mesazh e ka ndarë edhe një llogari tjetër në “Facebook” e titulluar “Simpatizantët e PDK-së” e cila është në menaxhimin e po kësaj partie.

Ndryshe, derisa Veseli ka zgjedhur të shpreh ambicjet për kryetar shteti, anëtarët e shoqërisë civile publikimin e fotografisë me sinjalin e PDK-së e kanë konsideruar si sinjal për rikthimin e Thaçi në parti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat