Geci: Bahtiri dëshiron koalicion me këtë parti, ndoshta për këtë thotë se dha dorëheqje

Aktuale

Geci: Bahtiri dëshiron koalicion me këtë parti, ndoshta për këtë thotë se dha dorëheqje

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:11
Agim Bahtiri

Zërat që kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, po largohet nga Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, janë shtuar. Madje, të enjten gjatë ditës, Bahtiri e konfirmoi largimin e tij nga AKR.

Për të folur në lidhje me këtë, të enjten foli anëtari i kësaj partie, Arbër Geci.

Geci, thotë se deri më tani AKR, nuk kanë marrë ndonjë vendim me shkrim apo vendim zyrtar nga Agim Bahtiri. Ndërsa shton, se për këtë gjë, edhe ata u njoftuan nga mediat.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë vendim me shkrim apo vendim zyrtar me partine. Ka qenë deklaratë e tij për një media. Ka qenë një prej figurave që iu ka respektuar mendimi. Ka udhëhequr komunën e vetme që e ka AKR-ja, atë të Mitrovicës”, tha ai.

Por, Arbër Geci, mendon se Bahtiri do ta rishqyrtojë vendimin e tij. Kurse tutje, ai ka thënë se ky vendim i Bahtirit, ka mundësi të jetë shkaku i pakënaqësisë momentale për koalicionet parazgjedhore.

“Jam i bindur që ai do ta rishqyrtojë atë që ë ka thënë sot. Mund të jenë kënaqësi momentale për koalicionet parazgjedhore. Bahtiri ka thënë se ai preferon të shkojë në koalicion me LVV. Ne kemi shkuar me atë që nuk vendos individi brenda partisë”, deklaroi Geci në Frontal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat