Pacolli premton se do të punojnë për lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së

Aktuale

Pacolli premton se do të punojnë për lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së

Nga: A.M. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:16
Behgjet Pacolli

Të mërkurën është arrestuar ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, për këtë ka folur sot ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai përmes një postimi në Faceboook, është shprehur se përkundër përpjekjeve Morina nuk është liruar nga autoritetet e Shkupit, ai i ka bërë thirrje autoriteteve maqedonase për lirimin e ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Përkundër faktit që ne kemi vazhduar angazhimin me autoritetet e Shkupit për të siguruar lirimin e Tomor Morinës, kjo ende nuk ka ndodhur. Më vjen keq që gjykata e Maqedonisë veriore ka dhënë një urdhër për para-burgim për z. Morina bazuar në një urdhër arresti politik të lëshuar nga Serbia.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për lirimin e tij dhe t'i bëjmë thirrje Shkupit të veprojë si të gjitha vendet në Evropë që i kanë hedhur poshtë këto urdhra politik për arest të lëshuar nga Beogradi.

Për një gjë jam i sigurt, që ne nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë qytetari tanë bazuar në fletarrestet e lëshuara nga Beogradi.

Kjo është vijë e kuqe për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat