Limaj s’ishte në dijeni për dorëheqjen e Haradinajt: “Më tregoi ministri Shala”

Aktuale

Limaj s’ishte në dijeni për dorëheqjen e Haradinajt: “Më tregoi ministri Shala”

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:27
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në emisionin Pressing, ka deklaruar se ai nuk e ka pritur dorëheqjen e Ramush Haradinajt, e mbi të gjitha, sipas tij, ai e ka pasur obligim që t’i njoftojë partnerët e tij të koalicionit para se ta bëjë publike

“Kryeministri është dashur që të bashkëbisedojë me partnerët para se të japë dorëheqje. Rendi ka e ka dashtë që me partnerët të cilët i ka zgjedhur për koalicion parazgjedhor dhe që e kanë mbështetur në qeveri, të ketë obligime” tha Limaj.

Ai mbi të gjitha e ka të qartë se është vendim personal.

“Rendi e ka dashur që të na njoftojë, e të na njoftojë edhe për këto vendime personale, sepse në fund të fundit është vendim personal” tha kryetari i Nismës Socialdemokrate.

Sipas tij, nëse Haradinaj do t’i njoftonte partnerët e tij para se ta bëjë publike, do të bisedohej për veprimet e ardhshme.

“Jam i bindur që në një situatë të tillë, do të ishte biseduar se çka më tutje? Si të shkonte puna deri të zgjedhjet, sepse njerëzit mendojnë që shumë lehtë të vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh” tha Limaj.

Limaj gjithashtu njoftoi se lajmin për dorëheqjen e kryeministrit e ka marrë nga ministri Endrit Shala.

“Kam qenë në Veternik me fëmijët, kur ministri Shala me ka telefonuar. Me ka pyetur çfarë po ndodh, kryeministri po jep dorëheqje. Ai me pyeti me shpresën se mos po di diçka. Pastaj më ka treguar për arsyen e dorëheqjes. Kjo ka ndodhur derisa Haradinaj po e lexonte letrën e dorëheqjes. Por unë se kam ditur as për dorëheqjen, as për ftesën” tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat