Çun Lajçi thirrje publike Kurtit dhe Hotit: Ruhuni mos t’iu djegë Hashimi siç e dogji SHIK-u dhe BIA Ramushin

Aktuale

Çun Lajçi thirrje publike Kurtit dhe Hotit: Ruhuni mos t’iu djegë Hashimi siç e dogji SHIK-u dhe BIA Ramushin

Nga: A.ZH Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:32
Çun Lajçi, Albin Kurti dhe Avdullah Hoti

Aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi, përmes një postimi në Facebook, u është drejtuar publikisht kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hotit.

Lajçi ka kërkuar nga Kurti dhe Hoti që të mos bien “në kurthin e presidentit Hashim Thaçi”, për “Qeverinë teknike”, përcjell Bota sot.

Ai u ka thënë Kurtit dhe Hotit që të “ruhen e të mos digjen nga Thaçi”, si Ramush Haradinaj.

“Ruhuni mos t'iu diegë edhe Juve, siç e dogji SHIK-U dhe BIA Ramushin për qendresën e tij ndaj taksës, ushtrisë e Trepçës!”, ka shkruar aktori.

Postimi i plotë i Lajçit pa ndërhyrje:

Droje me shkas

Albin dhe Avdullah

Nuk kam pasë gati as nji herë rast me gjetë ndonji shibël t'madhe tek ju, edhe pse njerëz t'përkryem s'ka, për me mujt me iu randua, siç kam ba me krenët tjerë politik e partiak.

Ndaj po ju shkruej si artist, që s'merr vesh n'politikë, por që beson n'intelektin tuej, që mos t'bini n'kurthën e kryetarit tuej Hashimit ( se ju n'Parlament e zgjodhet) për "qeverinë teknike" sepse kjo do t'ishte vërtetë shfajsim i "kompromiseve të dhimshme" që ai i thuri me rrjetin e vet!

Ruhuni mos t'iu diegë edhe Juve, siç e dogji SHIK-U dhe BIA Ramushin për qendresën e tij ndaj taksës, ushtrisë e Trepçës!
Unë hanës me rrethin e kuq i druhem, se keq shkruen për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat