Limaj tregon prapaskenat kur e kuptoi se Haradinaj mori ftesë nga PDK’ja për koalicion

Aktuale

Limaj tregon prapaskenat kur e kuptoi se Haradinaj mori ftesë nga PDK’ja për koalicion

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:42
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, i ftuar në emisionin Pressing, ka rrëfyer për herë të parë momentet kur për herë të parë mori lajmin nga kryeministri Haradinaj se Partia Demokratike e Kosovës i kishte bërë ofertë që të jetë kryeministër i Kosovës me kusht që të shkonin së bashku në një koalicion parazgjedhorë.

“Ishim përgatitur për zgjedhje e sllogane, çdo gjë ishte përgatitur që ne të shkojmë së bashku (Nisma me AAK’në). Ka qenë e vështirë ta jap vendimin në atë kohë që të bëhem së bashku (me PDK’në) pa u konsultuar me strukturat dhe antarësinë” tha Limaj duke shtuar se “ka qenë vendim shumë i rëndë”.

Pasi që Haradinaj e njoftoi atë në telefon se ka marrë ofertë nga PDK-ja për pozitën e kryeministrit, ai tregon se ia kishte mbyllur telefonin pa i dhënë përgjigje.

“E kam mbyllur telefonin, si kam dhënë përgjigje. I kam ftuar kolegët e partisë” tha Limaj

Ai për herë të parë, tregon se kolegëve të Nismës i kishte thënë:

“I kemi dy rrugë: e para të rrezikojmë që të zhduket Nisma dhe e dyta është ta thejmë fjalën” tha kryetari i Nismës Socialdemokrate.

E thyerjes së fjalës, ai i referohet për mbështetjen që ia kishte premtuar Haradinajt që të bëhej kryeministër, e që nuk e kishte menduar se do të krijohej një koalicion me PDK’në.

Ndërsa bashkëpartiakët i kishin thënë: “Ti nuk je duke e thyer fjalën. Ramushi po shkon andej e ne sjemi marrë vesh me Ramushin që ai të shkojë me PDK’në por bashkë me neve”.

“Unë ia kam dhënë fjalën Ramushit që ta bëjmë kryeministër” i ishte përgjigjur Limaj, duke shtuar “Nëse nuk më mbështetni që ta mbaj fjalën time atëherë unë nuk jam kryetar i partisë, edhe nëse çmimi është të dëmtohet Nisma”.

E në fund, ai tregon se e ka thirrur në telefon Haradinajn dhe “i kam thënë po”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat