Limaj tregon për bisedën që ka pasur me Haradinajn pasi ky i fundit dha dorëheqje

Aktuale

Limaj tregon për bisedën që ka pasur me Haradinajn pasi ky i fundit dha dorëheqje

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 22:35
Limaj tregon për bisedën që ka pasur me Haradinajn pasi ky i fundit dha dorëheqje

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, njëherit zv.kryeministër në tashmë qeverinë në dorëheqje “Haradinaj”, ka treguar se çfarë ka biseduar me Ramush Haradinajn pasi u largua nga posti i kryeministrit.

Limaj ka thënë se Haradinaj ka qenë dashur t’i njoftojë partnerët e koalicionit qeverisës, jo veç atë dhe Kadri Veselin por të gjithë partnerët tjerë më të vegjël, çka nuk e ka bërë.
“Rendi e ka dashur t’i ftoj partnerët për situatën, për vendimin personal. S’kemi pasur dijeni për dorëheqjen dhe kjo ka qenë e papritur sikur për të gjithë”, ka deklaruar Limaj në T7.

Ai ka treguar telefonatën që ka zhvilluar me Haradinajn pas dorëheqjes së këtij të fundit dhe takimin që ka zhvilluar një ditë më pas.

“E telefonova kryeministrin, e thirra për ftesën për të shprehur solidarizimin tim. Kryeministri ka qenë i zënë, dhe në fund më ka thirr ai mua. Më ka thirr në telefon, dhe të nesërmen e kemi pirë nga një kafe. E kam shpreh zhgënjimin për ftesën, dhe tani i kam thënë çka u bë me këtë të dytën (dorëheqjen), dhe i tash rendi ka qenë me na thirr me biseduar e me na tregu si partner, pasi ka efekt edhe për partnerët që ta kanë dhanë mandatin. E kemi bërë si shkurt at llaf. Ai ashtu e ka pa. Vendimi i dorëheqjes është ekskluzivisht i tij”, ka thënë Limaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat