Policia jep detaje për përleshjen në BeerFest, 6 të arrestuar dhe dy për spital

Aktuale

Policia jep detaje për përleshjen në BeerFest, 6 të arrestuar dhe dy për spital

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 22:57
BeerFest

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka konfirmuar se një  përleshje ka ndodhur sonte në orët e vona në eventin BeerFest i cili po mbahet në  qendër të  Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës dha detaje dhe konfirmoi se gjatë  përleshjes, sipas informacioneve fillestare janë dy persona të lënduar.

“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje ne mes te disa personave ne afërsi te Pallatit te Rinise, saktësisht ne një event qe po mbahet ne atë zone, ku sipas informatave fillestare dy persona  janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, te cilat kane vene situatën nen kontrolleLidhur me kete rast policia ka shoqeruar ne stacion 6 persona. Me rastin po merren njesitet perkatese”, tha Ahmeti.

***

Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në festivalin e Birrës, BeerFest.

Për shkak të kësaj përleshje policia ka arrestuar gjashtë persona kurse një për shkak të plagëve të marra është dërguar në emergjenc.

Përkundër këtij incidenti festivali i birrës po vazhdon të mbahet, ku i ftuar për të performuar është Alban Skenderaj.

BeerFest ka filluar gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat