A do ta vizitojë Ndihmës-Sekretari amerikan Kosovën në këto ditë ngërçi?

Aktuale

A do ta vizitojë Ndihmës-Sekretari amerikan Kosovën në këto ditë ngërçi?

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:06
Ndihmës-Sekretari amerikan në detyrë për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker

Ndihmës-Sekretari amerikan në detyrë për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter ambasadotja e SHBA’së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes.

Philip Reeker, para se ta vizitonte Maqedoninë Veriore ka qenë duke qëndruar në Greqi.

Në Maqedoninë e Veriut ai së pari është ndalur në qytetin e Manastirit ku është takuar me kryetaren e komunës Natasha Petrovska, ndërsa mbajti edhe fjalim para studentëve të këtij qyteti.

E ditë më parë, Reeker kishte thënë për Zërin e Amerikës se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut.

“Shtetet e Bashkuara janë absolutisht të gatshme të përfshihen (në dialog), kam folur për këtë me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Ne duam të shohim një ndryshim. Por, ne nuk mund ta bëjmë këtë për ju. Kosova dhe Serbia duhet të vendosin së bashku rreth gatishmërisë së tyre për t’u kthyer në dialog. Ne punojmë ngushtë me partnerët e BE-së”, kishte thënë Reeker.

Ai kishte dhënë mesazhe se të dyja palët duhet t’i kthehen negociatave dhe kanë mbështetjen e të gjithë partnerëve në SHBA dhe BE.

Por ende nuk është bërë e ditur se a do ta vizitojë ai Kosovën në kohë krize për të dhënë ndonjë mesazh për zgjidhjen e ngërçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat