A do ta mbyll BeerFest-in ministri në dorëheqje pas përleshjes që ndodhi sonte?

Aktuale

A do ta mbyll BeerFest-in ministri në dorëheqje pas përleshjes që ndodhi sonte?

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:50
Endrit Shala

Pas një incidenti që ka ndodhur sonte në BeerFest ku u arrestuan 6 persona dhe 2 u dërguan në emergjencë, Endrit Shala ka treguar se nuk do të marrin masa për këtë sepse nuk është në kompetencën e Ministrisë por janë masa që duhet t’i ndërmerr Policia.

Shala ka treguar se inspektoriati i Ministrisë së Tregtisë ka bërë inspektimin, e ku sipas tyre i gjithë organizimi ka qenë në bazë të rregullave, dhe ku organizatori ka siguruar që të mos lejoj hyrjen në festival të personave nën moshën 18 vjeç apo të ju shes pije alkoolike.

Kurse festivalin “Beer and Wine” Shala kishte urdhëruar të mbyllej për shkak që ju shiteshin pije alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat