Përkujtohet heroi i Kosovës Enver Zymberin - Bota Sot
Përkujtohet heroi i Kosovës Enver Zymberin

Aktuale

Përkujtohet heroi i Kosovës Enver Zymberin

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 08:59
Pervjetori Enver Zymberajt

(E plotësuar) -Heroi Enver Zymberaj në 8 vjetorin e rënies është përkujtuar nga Policia e e Kosovës, por pa praninë e liderëve intitucional.

Në përkujtim të rënies në detyrë  të policit të Njësisë Speciale të Policisë të Kosovës, janë vendosur kurora lulesh pran lapidarit të tij. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se Zymberi është hero i Kosovës.

Qalaj: Enver Zymberi është hero i Kosovës

“Sot është një  ditë e veçantë për Policinë e Kosovës meçenëse ne po e përkujtojmë veprën e heroit të Kosovës kolegut tonë të nderuar Enver  Zymberi”, tha Qalaj.

Qalaj nuk e komentoi mungesën e liderëve institucional, por shtoi se Policia e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë Zymberin.

Qalaj: Nuk komentoj mospraninë e liderëve institucional

“Policia e Kosovës e shënon këtë ditë gjithmonë, dhe ne në vazhdimësi për çdo vit do të kujtojmë edhe kolegun edhe të gjithë kolegët tjerë, normalisht që kjo ditë është një ditë për heroin e Kosovës dhe nuk do të isha lëshuar në komentet e mija meqenëse edhe nuk jam i thirrur, mirëpo ne do të përkujtojmë gjithmonë”, tha Qalaj.

I pari i Policisë tha se momente si ky duhet të shërbejnë si reflektim që Policia e Kosovës të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Qalaj: Polica e Kosovës gjithmonë në shërbim të qytetarëve

“Ne duhet gjithmonë ta shfrytëzojmë këtë moment të reflektojmë dhe të punojmë sa më shumë që ti ofrojmë shërbimet sa më të mira ndaj popullit të Kosovës qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që Policia e Kosovës të punojë të shërbejë për të gjithë për secilin individ që jeton në këtë vend për secilin individ që kalon në Kosovë, të ofrojmë shërbimet tona në bashkëpunim edhe me partnerët tonë strategjik edhe me të gjitha policitë në Rajon dhe në botë”, tha Qalaj.

Përmdryshe me data 26 korrik 2011,Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës zhvilluan një aksion të madh për shtrirjen e sovranitetit dhe marrjen e pikave kufitare në veri të Kosovës. Në mbrojte të sovranitetit të Kosovës u vra, Enver Zymberi.

Për vrasjen e Zymberit, EULEX-i patë ngritur aktakuzë ndaj Radovan Radiq i njohur me nofkën ‘Krelac’ nga Zupçi dhe Milovan Vlaskoviq nga Zubin Potoku, i njohur me nofkën Dragustin. Të dy ishin liruar në mungesë provash.

Vendosen kurora lulesh te lapidari i heroit Enver Zymberi 

Në përvjetorin e tetë të rënies së Heroit të Kosovës Enver Zymberi do të ketë ceremoni përkujtimore.

Në nderim të kolegut të tyre Policia e Kosovës fillimisht vendosin kurora lulesh te lapidari i tij, te drejtoria e përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

Më vonë homazhe te varrezat e fshatit Dubovc, Vushtrri e në fund vizitë familjes së tij.

8 vjet nga vdekja e heroit Enver Zymberi, Policia organizon ceremoni përkujtimore

Sot bëhen tetë vjet nga vdekja e heroit të Kosovës, policit Enver Zymberi.

Për nder të kësaj dite, Policia do të organizojë ceremoni përkujtimore.

Fillimisht do të vendosen kurora me lule tek lapidari i heroit, pastaj homazhe tek varrezat në Vushtrri, ndërsa, do të vizitojnë edhe familjen e Zymberit.

Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...