Haradinaj kujton veprën e heroit Enver Zymberi

Aktuale

Haradinaj kujton veprën e heroit Enver Zymberi

Nga: A.M. Më: 26 korrik 2019 Në ora: 09:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Enver Zymberin në 8 vjetorin e vrasjes.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “sot nderojmë secilin polic të Kosovës, që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në Jug e në Veri!”

Postimi i plotë:

Sot e tetë vite më parë, një nga policët më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale, ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të vendit, të qytetarëve pa dallim etnie, të rendit dhe ligjit.

Duke e kujtuar veprën kulmore të tij, sot nderojmë secilin polic të Kosovës, që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në Jug e në Veri!

Ky angazhim dhe përkushtim i tyre, e bën Kosovën vend të sigurt, për të gjithë qytetarët në çdo pëllëmbë të saj.

Falënderoj zyrtarët policorë, Drejtorin Rashit Qalaj, për angazhimin e pakursyer, për t’i dalë zot Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat