Haradinaj merr letër nga ish-gjenerali Wesley Clark

Aktuale

Haradinaj merr letër nga ish-gjenerali Wesley Clark

Nga: A.M. Më: 26 korrik 2019 Në ora: 09:47
Ramush Haradinaj,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë një letër nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Wesley Clark.

Haradinaj në një postimi në Facebook, ka thënë se në letër Clark ka shprehur “konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angzhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend”.

Postimi i plotë:

I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Wesley Clark, përmes së cilës shpreh konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angzhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend.

Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat