Këto janë partitë politike që janë përcaktuar për kandidatin e tyre për kryeministër

Aktuale

Këto janë partitë politike që janë përcaktuar për kandidatin e tyre për kryeministër

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 11:22
Këto janë partitë politike që janë përcaktuar për kandidatin e tyre për kryeministër

Deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, NISMA Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë bërë të qartë, që në momentin kur do të ketë zgjedhje, ata tashmë janë të përcaktuar për kandidatin e tyre për kryeministër.

Kadri Veseli pritet të jetë kandidat i PDK-së, teksa për Lëvizjen Vetëvendosje, kryetari i saj, Albin Kurti.

Kurse, për AAK-në pritet të kandidojë kryeministri i tanishëm në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe për NISMA-n, kryetari i saj, Fatmir Limaj, nëse kjo e fundit vendos të shkojë e vetme në zgjedhje.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës ende nuk është vendosur kush pritet të hyjë në garë për ta marrë qeverinë e re të vendit, teksa njëjtë ka ndodhur edhe në Partinë Socialdemokrate, ende nuk është vendosur.

Zyrtarë të dyja partive ditë më parë kanë konfirmuar që ende s’kanë vendosur kush do të jetë kandidatë i tyre për kryeministër, teksa kanë bërë të ditur se një gjë e tillë pritet të vendoset në momentin kur të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat