Aviacioni Civil inspekton aeroplanin e linjës Shtutgard-Prishtinë që pati defekte në nisje

Aktuale

Aviacioni Civil inspekton aeroplanin e linjës Shtutgard-Prishtinë që pati defekte në nisje

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 13:16
Aeroporti

Të mërkurën aeroplani i kompanisë ajrore ALK Airlines gjatë fazës së nisjes së fluturimit nga Shtutgarti për në Prishtinë kishte pësuar një rrjedhje të lëngut hidraulik nga aktivizuesi i spoilerit të fluturimit në krahun e djathtë.

Më të vërejtur, ekuipazhi i fluturimit e ka ndërprerë nisjen dhe ka kthyer aeroplanin në platformë duke i zbritur të gjithë udhëtarët nga aeroplani, ndërsa kompania ajrore është munduar ta riparojë defektin e shkaktuar.

Mekanikët e angazhuar nga kompania kanë rregulluar defektin dhe përfundimisht, aeroplani është nisur nga Shtutgarti rreth orës 18:40 dhe ka arritur në Prishtinë në orën 20:24, me një vonesë të përgjithshme prej 6 orësh e 24 minutash.

Autoriteti i Aviacionit Civil kanë njoftuar se dje, inspektorët kanë kryer një inspektim SAFA (inspektim në platformë i mjeteve ajrore të operatorëve të huaj) të aeroplanit LZ-MVK të ALK Airlines, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Gjatë këtij inspektimi, inspektorët nuk kanë konstatuar ndonjë gjetje që do të ndikonte në sigurinë e këtij mjeti ajror për fluturim.

AAC është në dijeni për pakënaqësitë e udhëtarëve për situatën e krijuar lidhur me vonesën e fluturimit VBB3208 të kësaj kompanie ajrore për të cilat shprehim keqardhje, por njëkohësisht i informojmë të gjithë udhëtarët se sipas legjislacionit në fuqi mund të kërkojnë kompensim nga kompania ajrore për vonesën e shkaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat