Haradinaj: Qeveria nuk merr vendime derisa nuk vendos Kushtetuesja

Aktuale

Haradinaj: Qeveria nuk merr vendime derisa nuk vendos Kushtetuesja

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, deklaroi se do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse Qeveria mund të merr vendime, pas dorëheqjes së tij.

"Për takime të qeverisë dhe për marrje të vendimeve nuk do të marrim vendime si qeveri, ndërsa ministrat detyrat rutinë që i kanë i vazhdojnë", tha ai.

Tha se është kryeministër në dorëheqje.

"Unë jam kryeministër në dorëheqje, e vetmja gjë në dorëheqje kam treguar se nuk do të lejoj vakum në qeveri. Jam një ish kryeministër dhe sikur të mos kishte qenë kështu ndryshe do të kishte qenë rutina", tha ai.

Sipas tij, presidenti e ka të lehtë të shpall zgjedhjet pasi të gjitha partitë janë deklaruar se duan zgjedhje.

"Nëse ka bërë përgatitje paraprake, nuk kam arsye ta paragjykoj. Mendon se presidenti e ka të letë punën, çdo parti ka thënë se duam zgjedhje. Kur të gjithë e nënshkruajmë deklaratën për shpërbërjen e Kuvendit", tha ai.

Ai dha edhe detaje nga intervistimi që i është bërë nga Gjykata Speciale.

“Dje jam kthyer, kam qenë në Hagë, intervista ka qenë procedurë ligjore, nuk kam pasur ndonjë temë të caktuar. Nuk është bërë e ditur se kanë pushuar hetimet, nuk do të më ftojnë më. Vazhdoj me punu në Kosovë pa ndryshim të temave, por unë nuk e shoh zgjedhjen e marrëveshjes me Serbinë hapjen e territoreve. Kosova nuk e përballon një Dodik Republikë, taksa mbetet deri në njohje", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat