LDK e “godet” Haradinajn pas mbledhjes, ia përmend vendimet kurndërligjore

Aktuale

LDK e “godet” Haradinajn pas mbledhjes, ia përmend vendimet kurndërligjore

Nga: A.ZH Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:32
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas mbledhjes së Qeverisë në dorëheqje të Ramush Haradinajt.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie Avdullah Hoti, ka thënë se mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje, reflekton mungesën e kompetencës të kryeministrit në dorëheqje dhe “mega” qeverisë së tij, përcjell Bota sot.

Ai ia ka renditur edhe një herë Haradinajt disa nga vendimet kurndërligjore e kundërkushtetuese, duke theksuar se riparimi i dëmeve nga këto të fundit, merr kohë.

Reagimi i Hotit:

Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje dhe mega qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë.

Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese:

- falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,

- ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,

- urdhërimi i prokurorit si të veprojë në një rast hetimor,

- shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,

- shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

- vendimi, e më vonë tërhqeja, për shpronësim të një objekti privat,

- dhënja e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.

Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat