Deputeti i LDK-së zbulon skenarin: Pse u zunë mes vete partnerët e “koalicionit të territ”

Aktuale

Deputeti i LDK-së zbulon skenarin: Pse u zunë mes vete partnerët e “koalicionit të territ”

Nga: A.ZH Më: 26 korrik 2019 Në ora: 17:22
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka komentuar për situatën aktuale politike pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Avdyli ka treguar se skenarin si ka dështuar koalicioni PANA-Lista serbe, duke thënë se ata e nisën koalicionin natën dhe se zi po e përmbyllin, përcjell Bota sot.

Sipas Avdylit, pushtetin e kanë dashur për klane e zhvatje, për të cilat edhe u zunë mes vete.

“Vuçiqi u tërhoq i pari, pastaj Kadriu e Hashim kërcënonin çdo ditë , dikur ia filloi edhe Fatmiri. Edhe partneri jozyrtar i koalicionit Shpendi u përjashtua nga dialogu edhe ai u hidherua. Asnjeri me asnjerin nuk flitnin ,e le të qeversinin. Në fund i nominuari i tyre duke e parë që veq u rrezua, rrëzoi veten para se ta rrëzonin, duke i lënë në huti partnerët e koalicionit saqë tani nuk po dinë çka të bëjnë në katrahurën juridike e politike që janë futur vet”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Ai ka theksuar se duhet kohë për të sanuar gropën skeptike politike, juridike e financiare, që sipas tij, Kosovës ia ka shkaktuar “koalicioni i territ”.

Sipas Avdylit, LDK ka gra dhe burra që mund të marrin barrën e rikthimit të Kosovës në binarët e normalitetiti me partner të besueshëm të vizionit të njëjtë.

Reagimi i plotë i Avdylit:

Me mbajtë gjithkush shpi, Kola jem i kish mbajtë tri. Një thënje që shkon për këta të PAN që mbrapsht ia patën nisë koalicionit në gjysmë të natës, e ma zi po e përmbyllin.

Shpresonin të merrnin shumicën e me pakica të udheqnin qeverinë. Deshtuan, prandaj iu desht ndihma e mercenarëve politik nga LAA dhe LVV për të afruar me numra te pushteti të ciliës qeveri ia dha në fund Aminin Vuqiqi me 10 votat e tij.

U pa që pushtetin e donin per klane, e zhvatje për qelime grupore por shpejt u zunë mes vete. Vuqiqi u tërhoq i pari, pastaj Kadriu e Hashim kërcenonin çdo ditë , dikur ia filloi edhe Fatmiri. Edhe partneri jozyrtar i koalicionit Shpendi u përjashtua nga dialogu edhe ai u hidherua.

Asnjeri me asnjerin nuk flitnin ,e le të qeversinin. Në fund i nominuari i tyre duke e parë që veq u rrezua, rrëzoi veten para se ta rrezonin ,duke i lënë në huti partnerët e koalicionit saqë tani nuk po dinë çka të bëjnë në katrahurën juridike e politike që janë futur vetë.

Kjo gropë septike politike , juridike e financiare që ka shkaktuar ky koalicion i territ ka me u deshtë kohë për ta sanuar Qeverisë së ardhshme të një koalicioni normal me njerzë normal . Duhet ndryshim rrënjesor jo vetëm i njerzve por edhe qasjes së të berit politik. Por paraprakisht për të duhen njerzë normal me qasje te re politike ,dije , kompetencë , shkollim, e gadishmëri për rivendosjen në binarë të shtetit të lënduar nga këta njerzë që se meritojnë as mësues çerdhesh me qenë e le më udheheq shtet. E LDK ka gra dhe burra që mund të marrin barrën e rikthimit të Kosovës në binarët e normalitetiti me partner të besueshëm të vizionit të njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat