Publikohen pamje të tmerrshme: Momenti kur shqiptarët e vrarë nga serbët nxirren prej puseve

Aktuale

Publikohen pamje të tmerrshme: Momenti kur shqiptarët e vrarë nga serbët nxirren prej puseve

Nga: N.Sh Më: 26 korrik 2019 Në ora: 17:11
Pamje nga video

Shqiptarët e Kosovës gjatë luftës janë përballur me shumë tmerre.

Ishte Serbia gjenocidiale e cila bëri qindra-mijëra krime në Kosovë.

Numri i madh i krimeve të kryera nga serbët si vrasje, dhunime, masakra e tortura prej më të tmerrshmeve e që shumica prej tyre nuk janë zbardhur kurrë.

Imazhet e këtyre krimeve bënë që bota të njohë një ndër gjenocidet më të mëdha të kryer mbi shqiptarët.

E pa dyshim se këtu rol të madh kanë luajtur mediat botërore të cilat kapën pamje makabre të krimeve të kryera mbi shqiptarët nga ana e forcave serbe.

Një nga këto është edhe prilli i vitit 1999 kur në Strellc të Dragashit kufomat e shqiptarëve të vrarë nga serbët nxirreshin nga bunarët me ndihmën e ushtarëve gjermanë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas dëshmitarëve 10 - 15 trupa gjendeshin në atë bunar, të mbytur në prill të vitit 1999.

Një nga banorët e fshatit rrëfen se në bunarin në afërsi të shtëpisë së tij kishte vërejtur trupat e një vajze dhe të dy meshkujve shqiptarë.

Ai thotë se në fshat gjenden edhe tre bunare të tilla të cilët mbajnë kufomat e rreth 12 shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat