LDK-së i vijnë sinjale të qarta

Aktuale

LDK-së i vijnë sinjale të qarta

Nga: N.Sh Më: 26 korrik 2019 Në ora: 17:52
Isa Mustafa

LDK-ja ka ndryshuar nga ajo që ishte dikur pasi vitet e fundit është bërë patericë e PDK-së, vlerëson prof. Dr. Binak Maxharraj.

Maxharraj thotë se, LDK-ja nuk mundet me ec përpara me “komandantët” e vjetër të kësaj partie, duke shtuar se ka ardhur koha që LDK-ja të jetë apo të mos jetë.

Maxharraj tutje e ka komentuar sondazhin e gazetës “Bota sot”, e cila e ka nxjerrë LVV-në e Albin Kurtit para LDK-së së Isa Mustafës.

Lexojeni shkrimin e prof. Dr. Binak Maxharrajt:

SINJALE TË ÇARTA PËR LDK

LDK -ja nuk është ajo që ka qenë dikur. Ka ndryshuar në cilësi dhe në përmbajtje, sepse ne këto vitet e fundit ishte si patericë e PDK-së.

LDK-ja nuk mund te ecë përpara më "komandat" vjetër të tipit të Isa Mustafës, sepse këta"komandantet" e LDK janë njësoi te korruptuar si ata të PDK. Veç këqyrjau pasuritë enorme. Thjeshtë LDK e ka kapluar vetëkënaqësia e tepruar.

Ka ardhë koha që LDK të jetë apo të mos jetë(to be or not to be).Në zgjedhjet e ardhshme është në provim moral dhe egistencial.

Të gjitha sondazhet e deritashme LDK nuk e nxjerrin mirë LDK nëse ajo shkon e vetme ne zgjedhje. Sondazhi më i fundit është ai qe bëri gazeta"Bota sot"e cila është realiste ne shkrimet dhe perceptimet e sajë.

Këto dita kjo gazetë e bëri sondazhin me lexuesit e saj dhe më opinionin ky doli ky rezultat katastrofë për LDK nëse shkon e vetme në zgjedhje.

Për LVV votuan 71%, kurse për LDK 29%. Diferencë shumë e madhe.

Ky është një mësim dhe sinjal i qartë se nëse shkon e vetme në zgjedhje LDK nuk do te del e para. Më këtë ajo i bënë shërbim PDK për te ia zgjatë jetën siç ka bërë disa herë deri më tash.

E vetmja rrugë e LDK është të banë koalicion parazgjedhor më LVV (më këtë rast nuk janë të rëndësishme diferencat midis tyre.)Nëse vërtetë ia don të mirën vetes, anëtarësisë dhe elektoratit te sajë. Ky koalicion është i domosdoshëm të thoja edhe historik,më ç'rast do ta çonin PDK në opozitë. Përndryshe PDK do ta vazhdoi rrugëtimin e vetë ne shkatërrimin e shtetit.

Në këtë kohë vlen për LDK ajo thënia brilante TO BE OR NOT TO BE (Të jesh ose të mos jesh)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat