A do të shkojë sërish në Hagë, kështu përgjigjet Haradinaj

Aktuale

A do të shkojë sërish në Hagë, kështu përgjigjet Haradinaj

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 18:09
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë në largim ka folur për media.

Ai ka thënë se nuk është më i sigurt nëse duhet të thërras mbledhje të radhës andaj, tha se do të kërkojë ndihmë nga Gjykata Kushtetuese për të vazhduar ose jo të procedojë punë.

“Jam i pasigurt me thirr mbledhje të qeverisë pa ju drejtu Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë kryeministri në largim.

Mirëpo si do të funksionojë qeveria tani, a do të ndodhë kolaps i brendshëm politik? Haradinaj për këtë ka thënë se qeveria në largim mund të vazhdojë vetëm detyrat e kujdestarisë, por jo të merr vendimi.

“Ministrat do të vazhdojnë detyrat kujdestarie të përditshme, por nuk do të marrim vendime”, sqaroi ai.

Të mërkurën, Haradinaj është intervistuar nga Specialja, ku tha se është parë e arsyeshme të jetë i heshtur.

“Marrja në pyetje nuk ka pas temë konkrete. Pas konsultave është parë e arsyeshme të paraqes pozicionin në heshtje. Nuk më është thënë se kam obligim ndaj gjykatës”, tha Haradinaj duke u shprehur se nuk e di se si do të vazhdojë procesi në vazhdim dhe nëse do të ftohet sërish.

Mes tjerash, ish-kryeministri që i vendosi taksën Serbisë tha, se 100 përqindëshi do të mbetet deri në njohje nga shteti fqinj.

Dialogu sipas tij duhet të vazhdojë, por nuk duhet të ketë marrëveshje me hapje të territoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat