Demailaj: AAK s’ka vija të kuqe për shqiptarë, por Haradinaj nuk e do PDK-në

Aktuale

Demailaj: AAK s’ka vija të kuqe për shqiptarë, por Haradinaj nuk e do PDK-në

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 18:37
Ramush Haradinaj dhe Shkumbin Demaliaj

Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mohuar të kenë arritur një marrëveshje me Aleancën për Kosovën e Re.

Megjithatë sipas Demaliajt, AAK’ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti në Kosovë.

“AAK nuk ka vija të kuqe kurrë me shqiptarë. Haradinaj ka thënë vetëm se nuk bën koalicion me PDK’në. Ka pasur një qëndrueshmëri, ka qenë një periudhë shumë e vështirë, askush nuk do ta drejtonte Kosovën në atë formë, ani pse nuk ka qenë e lehtë me qeveris por atë e ka arritur vetëm Haradinaj” është shprehur ai.

Ndërsa sa i përket raporteve të AAK’së me PSD’në, Demaliaj thotë se PSD ka fituar besimin te qeverisja e Haradinajt, me ligjin për kryeqytetin.

“PSD është parti që sot kryetari i saj udhëheq me kryeqytetin, për dy dekada askush në Kuvend nuk ka arritë ta sjellë ligjin e kryeqytetit, kanë besu te Haradinaj që me këtë mund të lëvizin shumë”, tha Demaliaj.

Deputeti i Aleancës, tha se askush nuk mund ta zëvendësojë Ramush Haradinajn, kështu që është e domosdoshme që të shkojnë në zgjedhje.

“Nuk shoh se mund ta zëvendësojë dikush Kryeministrin, sepse zgjedhet nga Kuvendi dhe jo Pacollin, për shkak që si kabient është në dorëheqje. Kur është ky vakuum pse nuk duhet të interpretohet në rastin e parë”.

Demaliaj tha se Qeveria duhet ta vazhdojë detyrën e saj, deri në përfundimin e zgjedhjeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat