Besa Luzha: Ndërkombëtarët duan zgjidhje pa zgjedhje

Aktuale

Besa Luzha: Ndërkombëtarët duan zgjidhje pa zgjedhje

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:12
Besa Luzha

Besa Luzha, njohëse e zhvillimeve politike, ka vlerësuar se shkuarja në zgjedhje pas situatës së krijuar me dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nuk përbën ndonjë problem veçse duhet të ketë vullnet politik.

E sipas saj, ky opsion nuk iu konvenon të gjitha partive politike.

“AAK-ja vërtet ka dëshirë që të merret një mandat i ri përmes zgjedhjeve të reja. Ndërsa opozita vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje”.

“Duket se vetëm PDK-ja insiston me arsyetimin se jo s’ka buxhet …etj”.

Luzha në një interviste në Info Magazine theksoi se as akterët ndërkombëtarë nuk janë të interesuat që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“I kemi akterët e njëjtë edhe zgjedhjet nuk kanë mundësi të ndryshojnë diçka. Vetëm do të kemi rokada”.

“Akterët ndërkombëtar janë më shumë të interesuar për gjetjen e një zgjidhje pa zgjedhje, se sa të shkohet në një procedure që do të sillte njerëzit e njëjtë – të njëjtin rezultat”.

Sipas saj, tani ka nevojë që Haradinaj dhe koalicioni PAN të vendosin se a dëshirojnë qeveri të re si rezultat i zgjedhjeve apo dëshirojnë që këtë ta bëjnë me ndonjë marrëveshje politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat